Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte i pranishëm në 32-vjetorin e krijimit të Partinë Demokratike në Vorë.
Në fjalën e tij kreu i PL-së mes të tjerash tha se opozita e bashkuar do ta dërrmojë regjimin e Ramës me një uragan popullor.
“E nisa ditën me doktorin e po e përfundoj me doktorin. Ju keni sot rastin për ta takuar por dua t’ju them se jam i lumtur t’ju uron përvjetorin e krijimit të PD në Vorë. jam i lumtur që nga Primaret siç kanë dalë disa superkandidatë, si Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Igli Cara, kemi edhe një super kandidat në Vorë. Vora sa i takon rëndësisë demografike nuk është nga bashkitë më të mëdha të vendit por ka potenciale të jashtëzakonshme. Indrit Hoxha besojmë që do bëjë një punë të jashtëzakonshme që potencial t’i vërë në dobi të qytetarëve.
Kam frikë se do detyrohemi të marrin lejen e vendbanimit të Vorë. Mbështetjen më të pakufishme për fitoren e 14 majit, opozitën e bashkuar.
Përballë nuk kemi një parti por një sekt regjim që do ta dërrmojmë me uraganin mbarë popullor”, tha Meta.