Prej disa ditësh, vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë, kthjellimet do të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit.
Ndërsa parashikohet që në orët në vijim të shfaqen vranësirat si fillim në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë Shqipërinë por më të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Lindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.
Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të ngricave në akset rrugore në Veri dhe Lindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Për sa i përket, Republikës së Kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin mbeten sërish problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë Kosovën.
Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.