14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policët u kthyen në trafikantë! Vidhnin makina në Kosovë dhe i sillnin në Shqipëri

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar dosjen në gjyq për shtatë personat e akuzuar për vjedhje dhe trafik të makinave nga Kosova në Shqipëri. Nën akuzë janë;

Selaudin Shahini
Ndriçim Shahini
Ervis Cara
Endi Ahmetaj
Vojsava Doda
Aurrel Shatri
Fatri Braha

Organizimi
Të pandehurit janë dërguar për gjykim për faktin se grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga i pandehuri Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë muajit shkurt 2022 siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosura në to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Rolet
Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja” në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

I pandehuri Fatri Braha punonjës policie nuk ka kryer procedurat e verifikimit dhe regjistrimit në sistemin TIMS për të pandehurën Vojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e një mjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetër të regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit