Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraditen e sotme takoi Sali Berishën në selinë e PD-së. Në përfundim të takimit, ai u pyet nëse do të ketë protesta këtë javë përpara parlamentit.
Ish-presidenti nuk dha detaje, por tha se më shumë për planin do të flasë Sali Berisha pas pak.
“Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Kemi rënë dakord për shumë cështje të rëndësishme.
Mbështesim plotësisht PD-në në të gjitha kërkesat e saj të drejta dhe legjitime dhe përpjekjet për të ekzekutuar pluralizmin politik do të kenë përfundim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz” tha ai.