Një avion luftarak “Phantom” i Forcave Ajrore greke u rrëzua mëngjesin e së hënës në një zonë detare në jug të aeroportit të Andravidës. Një operacion është duke u zhvilluar për gjetjen e dy pilotëve në bordin e avionit.
Mediat në Athinë raportojnë se dy helikopterë AB-205 të Forcave Ajrore, një helikopter S-70 i Marinës, si dhe anije të Rojës Bregdetare kanë nxituar në zonë ndërsa një C-130 është gjithashtu në gatishmëri maksimale.