Mesditën e sotme shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi përfshirjen e apartamentit nga flakët në Korçë duke i shkaktuar djegie Klodian Gjokës 40-vjeç. Ai u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjoka, emigrant shqiptar, sapo ishte kthyer nga Greqia.
Nëna e tij, Shpresa Gjoka ka treguar për mediat më shumë detaje nga ngjarja. “Dëgjova zhurmë, penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pashë xhama, dyer etj. Shyqyr Zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante.
Në banesë ishte vetëm djali i cili u godit nga qelqurinat. Është dërguar në spital nga komshinjtë të cilët më njoftuan se është në gjendje të mirë shëndetësore. Djali erdhi për të na parë ne të shkretët që jemi të sëmurë.
Shpërthimi ka dëmtuar të gjitha penxheret 4 ose 5. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali”, ka rrëfyer ajo.









