Deputeti demokrat Fidel Kreka ka reaguar pas problemeve në procesin e zgjedhjeve për kryetarin e degës së PD në Korçë, i cili është ndërprerë dy herë ditën e sotme, duke thënë se nuk kemi rënë dakord akoma, ku si pasojë procesi mund të shtyhet.
Ndër të tjera ai theskoi se demokratët që nuk e kanë emrin në lista, duhet të votojnë sepse janë anëtarë të partisë që njihen shumë mirë edhe nga komisionerët.
“Nuk po biem dot dakord me drejtuesin e qarkut dhe ish kryetarin të Partisë Demokratike në Korçë për arsyen e listave. Sepse shumë demokratë nuk e kanë emrin në listë.
Kryetarë seksionesh, kryetarë grupseksionesh, këta njerëz duhet të votojnë, këta thonë duhet të kesh kartë, e ka humbur kartën ai. Edhe Kjo është situata. Janë pjesë të partisë edhe komisioni i njeh shumë mirë. Kjo është situata. S’kemi rënë dakord akoma. Mund të shtyhet si proces, drejt asaj rruge jemi”, tha Kreka.









