-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Syri i krimit”, policia zbulon 9 kamera të tjera në Pogradec

Kryesoret

Policia e Korçës ka zbuluar 9 kamera të tjera në Buçimas të Pogradecit, të cilat dyshohet se i shërbenin kontingjentit kriminal.

Sipas njoftimit të policisë deri më tani në qarkun e Korçës  janë sekuestruar 48 kamera, ndërkohë që 14 shtetas janë nën hetim të thelluar.

Njoftimi i policisë: 

Vijon faza e pestë e zbatimit të planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara dhe në 14 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.

Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës çmontoi 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në lagje dhe fshatra të qytetit të Pogradecit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit