-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama përdori McGonigal për të ndihmuar Vangjush Dakon dhe Tom Doshin

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha lidhur me çështjen McGonigal u shpreh se Rama e përdori ish-zyratarin e FBI-së për të ndihmuar miqtë e tij “non grata” Vangjush Dakon dhe Tom Doshin.

Pra del e qartë se fuqia e institucionit më të fuqishëm të fushës në SHBA u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI. McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera; për licensa, ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro.

Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin të shpallur non grata nga DASH.

Dëshmoj se mafia në pushtet, përbën pushtetin më të rrezikshëm, mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për SHBA. Mafia e Tiranës në pushtet është rrezik madhor jo vetëm për shqiptarët por edhe për SHBA.

Ju garantoj McGonigal-ër, në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe në SHBA. E se fenomeni nuk është i izoluar, nuk është as në qëllimin poltik. Nuk është përpjekur vetëm ai për shkatërrimin e PD dhe opozitës, forcës politike më pro-perëndimore. Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptaz me të gjithë amoralitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë. E për të njëjtat motive korruptive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit