-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi dy orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Çova provat e reja! Prisni…

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte paraditen e sotme dy orë në SPAK ku dëshmoi si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e inceneratorëve. Ish-kryetarja e LSI-së tha se depozitoi provat e reja, që lidhen sipas saj me faktin që në Tiranë nuk ka incenerim, por vetëm groposje të plehrave, ndërkohë që paguhet për djegien 29 Euro për ton. Deputetja iu rikthye edhe njëherë evazionit fiskal ku theksoi se do të ketë prova të reja.

Sot isha në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës për të paraqitur të gjitha provat e reja dhe për të vendosur edhe njëherë akt-padinë, kallëzimin që kam dorëzuar në 4 mars të vitit 2021. Gjërat po zbardhen çdo ditë e më shumë. më e pakta duhet të ndalohen pagesat për inceneratorin e Tiranës.

Çdo ditë paguhen 29 Euro për ton për atje bëhet vetëm groposje sikur e tregoi droni dhe jo incenerim. Është një punë e gjatë dhe e vështirë dhe ndërhyrjet që bëhen nga qeveria dhe institucionet e tjera por me besim të plotë mendoj se gjërat do të realizohen. Unë vazhdova me faktet e mia.

Se cili është roli i Ben Ahmetajt, Veliajt, Agaçit apo të tjerëve unë e kam bërë të qartë. U pyeta edhe për evazionin fiskal. Prisni se ka dokumente dhe etapa të tjera. Arroganca ka bërë që të bëjnë gabime dhe të firmosin shkresa dhe të paguajnë për punë të pakryera. Unë në fakt kam besim vetëm në Zot, kjo punë kështu ka ngelur, në dorë të Zotit” tha Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit