Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kërkoi ministrin e Brendshëm në seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për dy çështje, aksionin për heqjen e kamerave në operacionin e koduar “Fijet” që po zhvillohet në të gjithë vendin, por edhe dosjen e “McGonigal”.
“Në Shqipëri ka zbuluar një skandal i madh me dosjen e FBI dhe heqjen e kamerave në të gjithë Shqipërinë. Ne duhet të kishim thirrur institucionet, ministrin që të japë llogari.
Të kërkojmë informacionin e nevojshëm për një person që është bërë krye lajm në mediat botërore. Kryeministri me dy këshilltarë bëri lëmsh gjithë dynjanë.
U ka dhënë miliona euro kompanive të lidhura me Rusinë vetëm për interesa të kryeministrit. Ky nuk është komision që mat meritat sportive” tha ai.