Bie dëbora e parë në Korçë për 2023. Në pak orë qyteti është zbardhur nga flokët e borës, ndërsa 5 Pyetjet ju sjell pamjet e rrugëve të qytetit sot.
Reshjet kanë nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa temperatura mesatare shkon deri në -3.
Kontraktorët janë në gatishmëri për Mirëmbajtje Dimërore. Në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë Plloçës po kriposet pasi dhe ky aks është përfshirë nga reshjet.