-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhnin gjëra me vlerë në banesa, kamerat e sigurisë filmojnë 2 gratë hajdute në Athinë

Kryesoret

Videoja e publikuar nga mediat greke ku duken dy gra greke të cilat futen në një pallat dhe vjedhin një banesë është ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Të dy gratë kanë arritur që të grabisin disa banesa në zonën e Atikës.

Mediat greke kanë publikuar një video, në të cilën dy grabitëset shihen duke u futur në një pallat, dhe më pas hapin derën e një banese në katin e parë, të cilën për 20 minuta e grabisin dhe largohen të qeta.

Pronarja e banesës ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi ka parë që dera nuk ishte e mbyllur me çelës dhe më pas ka vënë re një rrëmujë brenda ambientit.

Ajo u shpreh se i janë grabitur të gjitha sendet me vlerë që ka pasur në banesë.

Pak ditë më parë 2 gratë kanë tentuar që të grabisin një tjetër banesë po në atë pallat.

Kësaj here pa sukses pasi pronarja ka qenë në shtëpi në momentin kur ato po tentonin të futeshin brenda.

Pronarja ka dëgjuar zhurmën dhe ka hapur derën duke i pyetur se çfarë kërkojnë.

“Shesim fasule”, i janë përgjigjur ato e më pas janë larguar.

Policia njoftoi se ka mundur që të pikasë qartë imazhet e grabitëseve dhe se po punon për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit