Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, edhe pse është pozicionuar kundër Sali Berishës, ka deklaruar se e mbështet protestën e thirrur nga kryedemokrati.
Bardhi theksoi në Euronews Albania se ai unë mbështet çdo protestë kundër qeverisë.
“Nëse bëhet fjalë për skandalin McGonigal është kundër qeverisë dhe unë mbështes çdo protestë kundër qeverisë,” – u shpreh Bardhi i cili shtoi se do të jetë i pranishëm në protestë.
Ndryshe nga protesta në të njëjtën ditë me samitin e BE-së, ku Bardhi nuk mori pjesë pasi nuk ishte dakord me organizimin e një proteste në të njëjtën ditë me samitin.
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Më 11 shkurt “luftë” më Ramën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së lajmëroi se më 11 shkurt opozita do të organizojë një protestë.
“Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore. Ka angazhuar policira sekrete, ka korruptuar e ka marrë peng ish-kreun e PD, Lulzim Basha. Ka bërë gjithçka për asgjesimin politik të Sali Berishës. Koha është të flasë opozita. Të flasë deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Më 11 shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë në një protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë.”