-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati i ashpër LIVE/ Darka me Luizin, Kiara bëhet xheloze për Tean!

Kryesoret

Në “Prime”-n e së shtunës, Luizi dhe Tea fituan “Big Brother Talent Show” dhe si shpërblim dyshja darkuan së bashku. Mirëpo duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë Kiarës dhe Luizi ‘përfitoi’ nga rasti për ta bërë xheloze moderatoren duke komplimentuar Tean në praninë e saj.

Nisur nga kjo, mes vajzave ka pasur disa përplasje gjatë javës të cilat u diskutuan dhe “Prime”-n e djeshëm. Sakaq Efi dhe Kiara u shprehën se Tea ka bërë gjërat që bien në kundërshtim me ato çfarë ka thënë më parë për Luizin, ndërsa ish-konkurrentja e “Për’puthen” theksoi se ajo kishte kërkuar që të mos e realizonte darkën me këngëtarin.

Pjesë nga debati:

Tea: Do doja shumë që Kiara dhe Efi të kishin parë darkën me Luizin. Nuk është e vërtëtë që unë e kam qejf Luizin.

Efit: Ti i merr erë të qafa. Unë shokëve të mi nuk ja bëj dot këtë.

Darka mes Luizit dhe Teas: Nuk jemi munduar të afrohemi

Tea: Kiara ka filluar të reagojë kundrjet meje, pas performancën time me Luizin. Ishte vetëm një performancë. Pas kësaj, Kiara ka nisur të më thotë, “Pse i flet Luzit”?  Kam nisur të mendoj që është xhelozi.

Kiara: Në asnjë moment nuk kam me menduar qe mund të jetë xhelozi. Ajo ka dashur të luajë dhe tregojë veten se jam pjesë e një trekëndëshi. Pjesa që më ka bezdisur ka qenë morali që më ka bërë disa javë më parë për Luizin. Nga ana tjetër, ka bërë të njëjtën gjë vetë. Një herë tha nuk rri më me Luizin, pastaj e përqafonte atë.

Tea: O zonjë e dashur, më caktuan të performoj me të.

Kiara: Qetësohu.

Tea: Ai djalë më kishte një nder borxh. Unë i kërkova që po nuk i fola të mos më fliste. Unë e kam përqafuar vetëm pas performancës. Kam komunikuar vetëm ditën që kemi bërë provat e performancës.

Kiara: Nuk jam aspak xheloze për asnjë nga vajzat këtu. Nuk e kam në tip dhe nuk kam arsye, Këtë gjë, dua ta cilësoj. Në kuadër të lojës nuk më pëqlen, manipulon.

Tea: Unë isha e detyruar.

A do të martoheshe me Kiarën në BBV? Luizi: Ma sillni priftin

Luizi: Duke marrë parasysh se sa shumë janë shprehur te Kiara, unë kam dashur të marr një përgjigje nga Kiara për të kuptuar nëse ka xhelozi mes vajzave. I jap të drejtë Teas për momentet kur u vesh për darkën. Po shihja Kiarën nëse do bëhej xheloze. Kiara dhe Tea nuk kishin lidhje me “lojën” time.

Tea: Nuk isha pjesë e asaj situate.

Luizi: As nuk kam luajtur as nuk jam tallur. Thjeshtë pashë reagimet e saj, dhe po e adhuroja në atë momente Kiarën sepse po qeshte. Kiara nuk ka ndaluar një sekond duke qeshur. Kur solli shishen e verës, meë tha që e ka detyre ta sillte te darka.

Kiara: E ka fajin Amos, ai më tha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit