-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: S’e lëshojmë parlamentin! Debat me Ramën! Lojërat e “Alibashës”

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilësoi lojë të grupit të Lulzim Bashës kërkesën e Enkelejd Alibeajt për interpelancë me Edi Ramën në kushtet kur firmat që dorëzuan deputetët e tij u rrëzuan duke mos u marrë në konsideratë.

“Të përgatitet mirë Edi Rama, se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës, nuk do ia zgjidhin problemet atij. Ne paraqitëm kërkesën për debat. Gjëja më normale. Na bllokuan në mënyrën më antiligjore. Për të zevendësuar këtë, tani del interpelanca e Alibashës me padronin e tij. Se i bashkërendojnë. Po kjo është e turpshme. Por ne nuk lëshojmë.

Ne kërkojmë me urgjencë debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama. Është e turpshme që ta përdorë dhe diskreditojë në këtë mënyrë. E gjitha u bë për një mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën.

Po a do e lëshojmë ne parlamentin? Kurrë. Ne do bëjmë betejë në parlament që të bindim çdo shqiptar se jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e lirë. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, të marrin çdo masë, të sillen si të duan. Ne do mbrojmë çdo gjë në interes të shqiptarëve.

Ndaj dhe të harrojnë ata se përjashtuan pesë, por ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. Ndaj të përgatitet mirë Edi Rama, se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës, nuk do ia zgjidhin problemet atij.

Ai parlament ka parë të gjitha llojet e kryetarëve, por kurrë një si ajo nuk ka ekzistuar aty. Ndaj dhe mbetet që ne të shumëfishojmë aktivitetin tonë parlamentar dhe të përballemi me këtë bandë, që nuk ka Kushtetutë, nuk ka ligj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit