-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet eksperti britanik: Vuçiç ta pranojë se njohja e pavarësisë së Kosovës s’është kompromis, por pranim realiteti!

Kryesoret

Daniel Smith, ekspert i pavarur i marrëdhënieve ndërkombëtare në një intervistë për Danas thotë se, aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve të Wagner dhe formacionit “Ujqërit e natës” në barrikadat që strukturat e Serbisë i kishin ngritur me urdhër të Vuçiçit në veri të Kosovës.

Ai shton se “Vuçiç e shfrytëzon temën e Kosovës për të shpëtuar nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Serbisë”.

“Vuçiçi dhe elitat politike në Serbi nuk u shkëputën nga mentaliteti i Millosheviçit, ata kontaminuan opinionin publik në Serbi me tema të nacionalizmit, urrejtjes për të tjerët dhe kundër vlerave perëndimore. Në këtë kontekst, për një të huaj që nuk e njeh mirë politikën serbe, arritja e një marrëveshjeje me Kosovën dhe një kompromis nga Serbia mund të duket e vështirë”.

Smith thotë se Vuçiç duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi.

Lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe, Smith thotë se Perëndimi duhet ta ketë parasysh se “Kosova nuk mund të bëjë kompromis me shtetësinë e saj, karakterin unik dhe multietnik të shtetit”.

Smith thotë se “Vuçiç është i interesuar t’i përdorë serbët e Kosovës si skllevër të tij personal për ta forcuar nacionalizmin, për vota e për të qëndruar në pushtet dhe si pengje të presionit ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit