Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell kaloi 2 vite në burg për pastrim parash gjatë drejtimit të klubit.
Rosell pas dënimit i kaloi vitet e burgimit në burgjet e Barcelonës dhe Madridit.
Ai mori klubin katalanas në drejtim në vitin 2010 nga Joan Laporta ku më pas nisën edhe akuzat për të cilat u dënua.
Ai u dënua me 2 vite burg vjet 6 vite më parë.
Pas përfundimit të dënimit Rosell për herë të parë zbuloi për mediat spanjolle se si është të jesh në burg.
“Më kërcënuan shumë herë, por shokët e qelisë më shpëtuan dhe më mbrojtën. Ata donin të më rrihnin disa herë. Herën e parë në Madrid sepse një i burgosur u mërzit nga fakti se isha katalanas dhe herën e dytë sepse isha president i Barcelonës”, ka treguar ai.
Ai gjithashtu shtoi se si u bë mik në burg me ‘Mbretin e Ciganëve’, i cili e shpëtoi njëherë.
“Ata më mbrojtën të dyja herët dhe nuk kërkuan asgjë në këmbim. Njëri më kërcënoi se do ta paguaja me jetë ose do të më vriste, por edhe atëherë miqtë e mi më mbrojtën. Në Barcelonë u bëra mik me ‘Mbretin e Ciganëve’ në burg. Njëri prej tij më kërcënoi njëherë dhe ai i tha vetëm disa fjalë dhe gjithçka mori fund”, tregon Rossel.
Ai tha se në burg qante shpesh dhe më pas zbuloi se pse me hyrjen të burgut i kishin dhënë katër prezervativë dhe katër vazelinë.
“Askush nuk e kërkon, të japin në hyrje, nuk e kuptova pse, por shpejt kuptova gjithçka. Në burgje ka shumë aktivitet homoseksual, edhe nga njerëz që nuk janë homoseksualë”, përfundon rrëfimi i Rossel.