-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau gruan dhe vëllanë, djali: Telefonata dhe xhelozia! Mos ma njollosni babain tim

Kryesoret

Nipi i Xhevit Sinanit ka folur pas krimit të rëndë në Gramsh, ku i moshuari vrau gruan dhe vëllain e tij. Djali i viktimës, Shaqir Sinanit i cili u godit për vdekje me sëpatë nga i vëllai tha se ngjarja kurrsesi nuk ka pasur motive xhelozie, duke kërkuar “mos ma njollosni babain tim”.

Ndërsa bashkëshorten e autorit, Zeqine Sinanin e përshkroi si një zonjë grua dhe të respektuar. Ai rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur”, se xhaxhai kishte marrë në telefon fëmijët e tij dhe u ka thënë “hajdeni lart sepse u kam vrarë mamanë dhe xhaxhain”. Ndërsa theksoi se nuk dinë arsyet e ngjarjes dhe se me fëmijët e autorit s’kanë asnjë problem.

“Nuk kemi fjalë, për çdo gjë në shtëpi, gëzim e hidhërim, ishte xhaxhai i pari (autori i vrasjes). Nuk më ka thënë njeri që vuan nga shëndeti mendor. Nuk di nëse kanë pasur probleme në çift mes xhaxhait dhe gruas së tij, ishte zonjë grua, e respektueshme. Nuk kishin probleme. S’kemi dëgjuar gjë”, u shpreh ai.

Pyetjes se si ndodhi ngjarja, iu përgjigj: “Nuk i bënte dot babait tim drejt për drejt, e ka kapur në befasi. S’kemi informacion sepse nuk ka parë asnjë njeri se çfarë ka ndodhur. Policia ka arritur. Ai ka marrë familjarët “hajdeni lart sepse u kam vrarë mamanë dhe xhaxhain”.

Djali i vogël i xhaxhait ka marrë kryeplakun. Ai më pas ka njoftuar policinë. Nuk e besonte njeri që mund të vriste gruan e vet dhe vëllain e vet. Babain tim e njihte një Shqipëri e tërë. Xhaxhai im ishte njeri serioz, me kulturë. Nuk ia merr mendja njeriu që ka bërë një krim të tillë, s’ka shpjegim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit