-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“McGonigalin s’e kam takuar”! Meta: Opozita në këmbë! Ejani në protestë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 11 Shkurtit që organizohet nga opozita kundër qeverisë Rama.

Sot është jetike dhe vendimtare largimi i Edi Ramës, si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, i shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin, duke korruptuar deri edhe një ish-zyrtar të lartë të FBI dhe kompromentuar rëndë marrëdhëniet me SHBA, që për të kanë qenë gjithmonë marrëdhënie aferash dhe jo vlerash.

Ndaj i ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më ç’njerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një axhende antikombëtare shpopullimi.

Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit