-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është i riu shqiptar që sfidon autoritetet britanike me “Lamborghini” 70 mijë paundësh!

Kryesoret

Një i ri shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe për të vuajtur dënimin për një bastisje të dhunshme është kthyer në Britani duke sfiduar autoritetet britanike. Ai ka postuar disa foto me një makinë luksoze “Lamborghini”

The Sun shkruan se bëhet fjalë për Aleksander Vishaj, 33 vjeç, u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t’u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kriminale në Gjermani.

Ai kreu tre muaj burg atje përpara se të kthehej në Shqipëri dhe duhej të ishte ndaluar nga Britania. Por 33-vjeçari është kthyer dhe më i guximshëm se kurrë duke e quajtur veten “Mbreti i TikTok” në faqen ku ai mburret se jeton si një yll rock në Mbretërinë e Bashkuar.

Vishaj, pretendon se ka hequr dorë nga krimi dhe këmbëngul se financon stilin e jetës së tij me shampanjë si një lojtar profesionist pokeri, videograf dhe “folës motivues”.

Dhe ai ka shfaqur pasurinë e tij me rrobat e stilistëve sportivë teksa ka treguar Lamborghini me vlerë 70,000 paund. Vishaj postoi një video javën e kaluar nga një apartament luksoz në Londër, duke bërë thirrje për mbështetje nga bashkëqytetarët shqiptarë në një lojë pokeri online.

Shqiptari dyshohet se ka përdorur një pasaportë të rreme për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me avion pasi kishte hyrë legalisht në një vend të BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit