-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina lëshon një balonë spiune mbi SHBA?

Kryesoret

Një balonë e dyshuar spiune kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh. Sipas zyratarëve amerikanë kjo është një lëvizje e paprecedentë  vetëm disa ditë përpara një udhëtimi të planifikuar në Pekin nga Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Avionët luftarakë u mobilizuan, por udhëheqësit ushtarakë këshilluan presidentin Joe Biden që të mos urdhëronte që autoritetet të gjuanin balonën nga frika se mbeturinat mund të përbënin një kërcënim sigurie.

Lajmi u publikua fillimisht teksa drejtori i CIA-s, William Burns po fliste në një ceremoni që po mbahej në Universitetin Georgetown të ​​Uashingtonit, ku ai e cilësoi Kinën “sfidën më të madhe gjeopolitike” me të cilën përballet aktualisht Shtetet e Bashkuara.

Senatori amerikan Marco Rubio, republikani më i lartë në komitetin e inteligjencës së Senatit, tha se balona e spiunazhit ishte alarmante, por jo befasuese.

“Niveli i spiunazhit  në vendin tonë nga Pekini është rritur në mënyrë dramatike më intensive dhe më të paprecedentë gjatë 5 viteve të fundit”, tha Rubio në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit