Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se Edi Ramës i erdhi si “bombë” njoftimi se Kongresi i SHBA-së ka nisur një hetim për dosjen McGonigal. “I vjen si një bombë njoftimi i dytë që ka filluar një hetim i dytë për Edi Ramën krahas prokurorit të SHBA-së.
Tashmë është kongresi i SHBA-së që është përqendruar në një hetim të plotë në aferën MnGonigal në letrën që kongresmenët kryesojnë komitetin e hetimit kanë vendosur të hetojnë cdo regjistrim personal të McGonigal, përfshirë, por jo vetëm, cdo lloj dokumenti, ku e-mail-et e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me cdo ligj. Ka dy dosje McGonigal, njëra Nju Jork-eve dhe tjetra shqiptare” tha ai.