Gjatë ditës së djeshme në parlamentin serb u diskutua për Kosovën. Seanca u shoqërua me debate të ashpra e madje në një moment pati edhe konfrontim fizik.
Por ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiç mesa duket nuk u shqetësuara aspak, shfrytëzoi kohën për diskutim për të parë një serial dhe kufje në vesh. Herë pas herë duartrokiste, por më pas vazhdonte që të ndiqet serialin e tij me shumë ëndje.
Igor Beçiç iu bashkua Partisë Progresive Serbe (SNS) në vitin 2008. Ai doli në qendër të vëmendjes së publikut pas një incidenti në Parlamentin serb në shkurt të vitit 2009, kur u sulmua nga ish-kolegu i partisë Srboljub Zhivanoviç, anëtar i Partisë Radikale Serbe.