-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD bëhet bashkë! 44 firma për komisionin “McGonigal”, Boçi: Rama do të vijë si “Çeçua”

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka depozituar sot në kryesinë e Kuvendit firmat për ngritjen e komisionit hetimor për dosjen “McGonigal” për të hetuar veprimtarinë e kryeministrit Edi Rama. Janë 44 deputetë të opozitës që kanë firmosur. Numri më i madh i firmave që janë bashkuar për një çështje që pas përçarjes së madhe.

Edi Rama do të vijë në komisionin hetimor si “çeçua”. Kongresi amerikan ka ngritur një komision hetimor dhe ka kërkuar informacion nga FBI. Komisioni ynë do të marrë të gjitha detajet. Do të kërkojë të gjitha takimet për të zbardhur të gjithë skandalin” tha ai.

Por si e komenton Boçi bashkimin e PD-së në këtë pikë? “Këto shprehin dëshirën për të qenë bashkë, pjesë e refleksionit për të qenë një në luftën e atij që konsiderohet kundërshtari i përbashkët. Në PD ka mendime të ndryshime, por jo qëllime të ndryshme. Betejë frontale” tha ai.

Shumica paralajmëroi se do të rrëzojë kërkesën për komision, por Boçi tha se “Do të detyrohet, do të zbatojë rregulloren e Kuvendit”. Nga krahu i Enkelejd Alibeajt, vetë kreu i grupit nuk ka firmosur, por Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit