-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Piruetat e Ramës për dosjen “McGonigal” në 90 sekonda

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi u përjashtua dje nga seanca e parlamentit pas debateve dhe akuzave të forta në interpelancën ku kryeministri mungoi, por në darkë u shfaq në disa televizione për të dhënë versionin e tij.

Deputeti demokrat i publikoi edhe një video kryeministrit me qëndrimet që ka pasur për ish-zyrtarin McGonigal përpara arrestimit që e cilësonte me forcë se e ka mik, por pas arrestimit e drodhi duke thënë se e kishte thënë në kuptimin anglisht, jo shqip.

Bardhi i kërkoi Ramës që të lerë piruetat por të japë shpjegime se ka paguar McGonigal për të goditur kundërshtarët politikë.

“Boll u fshehe pas gënjeshtrave! Të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane. 👇

Ndërmjetësi yt pagoi 225 mijë dollarë, mori informacione të rreme nga zyra jote dhe zyrtari i korruptuar i FBI, i lidhur me interesa ruse, u përdor për të goditur e sajuar rrethana ndaj kundërshtarëve të tu politikë.

Ky quhet korrupsion dhe pastrim parash. Nuk e fsheh dot të vërtetën, siç je fshehur vetë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit