-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtatë herët që “New York Times” përmend emrin e Ramës për dosjen “McGonigal”

Kryesoret

Gazeta e njohur amerikane “New York Times” i ka kushtuar sot një artikull të gjatë dosjes “McGonigal” ku përmendet edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Shkrimi pasqyron gjithçka që dihet dhe detaje të reja nga hetimet për dosjen, rolin e Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës. Por si lakohet emri i Edi Ramës në shkrimin e gjatë të “NYT”-së?

Ndërsa ishte ende në FBI McGonigal zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington” thuhet në shkrim.

Zoti Rama e ka portretizuar veten si një reformator” vijon më tej artikulli, pavarësisht asaj që luhej dhe raportit që kishte krijuar me agjentin e FBI-së. Për të komunikuar me Edi Ramën, “NYT” thotë se “McGonigal gjithashtu përdorte adresën e emailit të FBI dhe telefonin zyrtar për çështjet që lidheshin me Shqipërinë” shkruan gazeta.

McGonigal u akuzua se u takua me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë në shumë raste, ndërsa tentoi të ndihmonte biznesin e bashkëpunëtorit të tij në Evropën Lindore. Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij atje nga kolegët, thanë ish-zyrtarët”.

Mbrëmë Edi Rama, tha se McGonigalin vendosi ta takonte pas një mesazhi që kishin shkëmbyer. Por në shkrim thuhet se “Në shtator 2017, Dorian Ducka, i përshkruar në aktakuzën e Washington si personi B, e solli zotin McGonigal të takohej me zotin Rama”.

Dosja e lobimit kundër opozitës zë gjithashtu hapësirë. “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua sërish me kryeministrin dhe z. Ducka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses.

Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin. Vetëm disa ditë përpara se z. McGonigal të kontaktonte prokurorin, më 14 nëntor, z. Muzin paraqiti një kallëzim në Departamentin e Drejtësisë duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha“.

Për ish-agjentin shqiptar, “NYT” thotë se ka kryer disa transferta për të. “Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov, që akuzohen se kanë dhunuar sanksionet e SHBA dhe kanë pastruar para, u paguan 218 mijë dollarë për tre muaj nga një kompani guaskë në Qipro përmes një banke ruse.

Zoti McGonigal e rregulloi që pagesat të merreshin përmes kompanisë së një miku në Nju Xhersi, duke falsifikuar nënshkrimin e mikut në kontratë, thanë prokurorët. Ai mik ishte zoti Neza, biznesmeni me origjinë shqiptare që është në qendër të akuzave të ngritura nga prokurorët e Uashingtonit, sipas një personi që ka njohuri për hetimet” thuhet në shkrim.

“New York Times”: Dosja e lobimit, Rama, Basha dhe lëvizjet e Nezës e Duçkës me agjentin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit