-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti tragjik që u mori jetën 4 shqiptarëve në Itali, del nga koma shoferi i droguar

Kryesoret

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi pak muaj më parë në Itali ku ndërruan jetë 4 shqiptarë raportohet se ka dalë nga koma shoferi.

O.L. ndodhej në makinë me partneren e tij, djalin e tyre një vjeç e gjysmë si dhe kunetërit e tij të cilët humbën jetën.

Aksidenti ndodhi në Via Emilia në Gaida, një komunë në provincën e Reggio Emilia.

Tani tre muaj më vonë, 32-vjeçari shqiptar është zgjuar, edhe pse gjendja e tij neurologjike mbetet mjaft e rëndë.

I riu ende nuk është në gjendje të flasë dhe duket se nuk kujton asgjë nga ajo që ka ndodhur.

Krahas pasojave të rënda për shëndetin, 32-vjeçarit tashmë do t’i duhet të përballet me tronditjen e humbjes shumë të rëndë dhe ndoshta edhe një gjyq.

Do të jetë detyrë e një eksperti që të kryejë kontrollet e duhura për të vlerësuar nëse ai është në gjendje ose jo të paraqitet në sallën e gjyqit.

Mediat italiane shkruajnë se kallëzimi duhet të paraqitet brenda 90 ditëve dhe do të jetë vendimtar për akuzën e tij që në rastin do të ishte vrasje në rrugë dhe drejtim i automjetit nën efektin e drogës, duke qenë se nga analizat e kryera rezultoi se 32-vjeçari kishte konsumuar alkool dhe droga.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit