Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se doli versioni i tij se pastruesja nuk vodhi paratë, por ishte vetë Alda Klosi që ia dha për t’i fshehur, shumat që sipas tij janë vjedhur bashkë me ish-ministrin Arben Ahmetaj.
“E morët vesh? Ajo që unë deklarova një ditë dhe që mediat qeshën me ironi, ajo provohet tani në gjykatë. Rozeta nuk ka vjedhur, të gjitha strajcat me para, përfshirë hapjen e kasafortës e ka bërë me urdhër të Alda Klosit.
Dhe unë këtë e kam deklaruar para gazetarëve, e përcollën me ironi dhe sarkazma. Por ishte shumë e thjeshtë. Po si mundet, një grua pa asnjë haber nga teknologjitë sekrete, të hapë një kasafortë. Tani del që kodin, Rozetës, ia dha Alda. Zbatoi urdhrat, fshehu 700 Euro të vjedhura së bashku me “Tigrin” e korrupsionit, Arben Ahmetajn” tha ai.
Dëshmia e plotë e pastrueses: Tufat me Lekë dhe Euro poshtë batanijes në krevat