Vitin e kaluar Edi Rama me një vendim rrufe vendosi që të lironte shefin e SHISH-it, Helidon Bendo.
Argumenti ishte për shkak të studimeve në SHBA. Por sot, Sali Berisha dha një tjetër version duke e lidhur me dosjen “McGonigal”.
“Çfarë ka ndodhur me Bendon? I preferuari i Edi Ramës iku, iku sepse ra në erë të aferës “McGonigal”.
Nëse Helidon Bendo ka informuar partnerët e falenderoj se ka bërë detyrën e një patrioti e një shërbimi luajal ndaj vendit mik që ne kemi.
Nuk kam të dhëna konkrete” tha ai.