Isco vazhdon të jetë futbollist i lirë që nga dhjetori i vitit që lam pas që nga momenti kur shkëputi kontratën me Sevillan.
Mesfushori spanjoll ishte afër kalimit te Union Berlini, por në fund marrëveshja mes palëve u prish.
Pas dështimit për t’u bashkuar me një ekip të ri në afatin e janarit, Isco është në kërkim të një sfide të re.
Evertonin është parë si një opsion të mundshëm. Megjithatë Sean Dyche nuk solli ndonjë lojtar të ri në “Goodison Park”, trajneri me përvojë thuhet se nuk është i bindur nga aftësia e 30-vjeçarit për të përballuar Premier League.
Sipas raportimeve nga “The Independent”, Isco ishte në një listë objektivash, por Dyche dhe Evertoni kanë hequr dorë.
Së fundi u raportua se ish-mesfushori i Real Madridit është në bisedime me klubin turk, Konyaspor por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.