Kandidati i Berishës për bashkinë Kukës, Admir Sinamati denoncoi Safet Gjicin se po shantazhon kuksianët nga ethet e humbjes në zgjedhjet e 14 Majit.
“Jam para jush për të denoncuar qëndrimet antidemokratike nga ana e kryetarit 8% të Bashkisë tonë, si dhe bandës së Taulant Ballës dhe Edi Ramës në Kukës.
Të gjendur në shkretëtirën e braktisjes, mllefin e urrejtjes ndaj tij dhe shpurës së injorancës moniste nga banorët e Kukësit, të ushqyer nga Diktatura e korrupsionit dhe krimit, të sëmurë nga ethet e humbjes së pushtetit të pamerituar, bashibozukët që nuk kanë lënë gjë pa i vjedhur Kukësit janë lëshuar si hiena për t’u vrarë kuksianëve krenarinë.
Ka ditë dhe muaj që njeriu, i cili me paratë e vjedhura nga xhepat e qytetarëve të Kukësit, falë korrupsionit të tij galopant, po bën çmos për të dëmtuar në mënyrë palcore demokracinë nëpërmjët deformimit kriminal të votës.
Kam marrë me qindra mesazhe dhe telefonata, si dhe nga biseda me dhjetëra të punësuar në administratë, se nga ana e kryetarit 8% dhe drejtuesve të institucioneve në Kukës u kërkohet plotësimi i formularëve, me të dhëna të mbrojtura, për emra të personave që do ta votojnë atë dhe partinë socialiste.
Këto veprime bien ndesh hapur me liritë dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe janë në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit” tha ai.