Gjykata e Tiranës ka liruar dy mjekët e QSUT, Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku, të cilët u arrestuan dhe me akuzën se merrnin para për t’u bërë skanerin qytetarëve. Ndërkohë ka vendosur pezullimin e tyre nga detyra. Mjeku Nazmi Metaliu dhe imazheriati Astrit Mansaku u arrestuan një ditë më parë me dyshimin se merrnin 120 mijë lekë për të favorizuar pacientë që t’i nënshtrohen skanerit duke shmangur procedurat standarde.
Astrit Mansaku ka rrëfyer versionin e tij. “Ishte kolegu Nazmi Metaliu që më dha vetë para me pretekstin se ata i kishin lënë diçka në formë respekti për mua ngaqë po i ndihmonim. Nazmiu mi futi lekët kundra dëshirës në xhepin e bluzës. Desha t’ja kthejë direkt lekët Nazmiut, por ngaqë u fut një pacient tjetër për të bërë skaner më ndërpreu bisedën për t’ja rikthyer lekët Nazmiut në një moment tjetër” tha ai.
“Pushkatova veten”! Përgjimi dhe emigranti që çoi dy mjekët e QSUT-së në burg
Nazmi Metaliu pranoi se ishte ai që ia dha lekët kolegut që mori nga pacienti. “Astrit Mansakun e njoh si koleg pune dhe për rastin e bërjes së skanerave të shtetasve Ardian Miceli dhe Jurgest Hasula ai ka qenë personi që ka marrë para në formë bakshishi për bërjen e skanerit në vlerën 6000 lekë të reja dhe më pas i ka shoqëruar këto dy shtetas tek dhoma skanerit dhe pas përfundimit të skanerit duke qenë të ndërgjegjshëm se punën e kishte bërë ai, sepse ai qëndron në rreze i kam dhënë bakshish.
Theksoj se Astrit Mansaku në asnjë moment nuk më ka kërkuar para për të bërë skanerat e personave të sipërshënuar dhe as nuk e dinte që për keto raste ishin marrë lekë. Gjithashtu, ai nuk më ka kërkuar lekë për bërjen e skanerit. Shpjegime të tjera do jap në një moment tjetër të hetimit” tha ai.