-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë kërcënon Ramën: Lejo hetimin ose prit uraganin në 11 Shkurt

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kërkon ngritjen sa më shpejt të komisionit hetimor “Rama-Mcgonigal” për të zbuluar aferën që qëndron pas.

“Ndërkohë që SHBA, Senati dhe Kongresi kërkojnë hetim të plotë të gjithë aferës për një drejtor të kundërzbulimit të FBI, në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij në Parlament, ndalojnë Komisionin Hetimor.

Protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm për të çrrënjosur e shkulur mafian nga zyra e kryeministrit, mafia që përfaqësohet personalisht nga Edi Rama.

Ndaj cdo shqiptar do të jetë pjesë e asaj proteste pasi nuk ka shqiptar të asnjë lloj bindjeje politike që të pranojë një kryeministër mafioz dhe një zyrë kryeministri të shndërruar në një çerdhe të mafias.

Ndaj protesta e 11 shkurtit është shprehja madhështore e vendimit mbarëpopullor për ndryshimin me çdo çmim të kësaj situate të tmerrshme ku e ka çuar vendin Edi Rama” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit