-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfaqësuesit boshnjak që jetojnë në Serbi takim me Kurtit: Duam të drejta reciproke

Kryesoret

Tre përfaqësues politikë të komuniteti shqiptar e boshnjak që jetojnë në Serbi, Enis Imamovic, Selma Kucevic, Shqip Kamberi dhe Sulejman Ugljanin kanë takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes një njoftimi për media nga zyra e Kurtit thuhet se përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi kanë kërkuar që të ketë reciprocitet të të drejtave me serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Dr. Sulejman Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu është diskutuar edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serisë.

“Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë,” tha Kurti.

Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim ua tha qëndrimi i përbashkët se për “ paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit