Një shkrim i gjatë i gazeta amerikane “New York Times” rreth Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI-së i cili akuzohet për favorizim të një oligarku rus ka nxjerrë në pah edhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama, marrëdhënien mes tyre dhe shkeljet që ai mund të ketë kryer. Sipas prokurorëve në Uashington, teksa ishte ende ne FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ndërmori hapa nga të cilat përfitonte politikani shqiptar.
Shtatë herët që “New York Times” përmend emrin e Ramës për dosjen “McGonigal”
Pikat kryesore të shkrimit të “New York Times”
“Reformatori Rama”
Zoti Rama e ka shfaqur veten si reformator dhe si kundërshtar i luftës së Rusisë në Ukrainë. Por pas largimit nga FBI në vitin 2018, Zoti McGonigal punoi për krahun tjetër, ishte në listë-pagesën e oligarkut të sanksionuar rus, Oleg Deripaska, dikur pjesëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, thuhet në padinë kundër McGonigal dhe një tjetër personi, Sergey Shestakov, në Nju-Jork.
Lidhja McGonigal-Rama
Vullneti i zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, tregon se ai nuk po e mbante të fshehtë nga kolegët përfshirjen e tij atje, thanë ish-zyrtarë. Ai gjithashtu përdorte adresën e e-mailit dhe numrin e telefonit të FBI për çështjet që kishin të bënin me Shqipërinë, tha një burim që kishte informacion për hetimin. Por çfarëdo preteksti të kishte zoti McGonigal për këto udhëtime dhe lidhje, mund të kishin shërbyer si mbulim për aktivitete të diskutueshme, tha një burim tjetër.
Manovra
Ish-zyrtarë thanë se pozicioni i lartë i zotit McGonigal do t’i kishte dhënë atij informacion të mjaftueshëm të asaj që po ndodhte në agjencinë e tij dhe komunitetin e inteligjencës, dhe përfshirjen në vendime strategjike si ku do të vendoseshin skuadrat e agjentëve specialë. Kjo nuk do të kërkonte përgjithësisht që ai të udhëtonte vazhdimisht jashtë shtetit, apo të takonte krerë shtetesh, apo të përfshihej drejtpërdrejtë në hetime, gjëra për të cilat zoti McGonigal akuzohet.
Roli i Duçkës dhe Nezës
Në shtator 2017, ata udhëtuan në Shqipëri, thonë prokurorët, ku zoti Neza ia prezantoi McGonigal-in zotit Dorian Duçka, ish-zyrtar shqiptar që punonte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit Rama. Zoti Duçka, i quajtur në aktpadinë e Uashingtonit si “Personi B”, dërgoi zotin McGonigal për të takuar zotin Rama.
Puset e naftës
Përveç se i tha zotit Rama suvenire të FBI-së, zoti McGonigal duket se është përpjekur të ndikojë të Kryeministri për dhënien e licencës për shpime nafte te një kompani me të cilën kishin lidhje zoti Neza dhe zoti Duçka, thonë prokurorët.
Basha në shënjestër
Në nëntor, pasi zoti McGonigal u takua sërish me kryeministrin dhe zotin Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror i cili ishte me të në Austri rreth hetimit të mundshëm të një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të fituar akses dhe mbështetje te ish-presidenti Donald Trump.
Lobimi
Vetëm pak ditë para se zoti McGonigal të kontaktonte prokurorin, më 14 nëntor, zoti Muzin dorëzoi një raport në Departamentin e Drejtësisë ku tregonte lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, një parti e qendrës së djathtë që sfidonte në zgjedhje zotin Rama. Partia kryesohej nga Lulzim Basha, i cili vetëshpallej si mbështetës i zotit Trump.
Informacionet nga zyra e Ramës
Përgjatë fillimit të vitit 2018, zoti Neza vijoi të përcillte te McGonigal informacione – disa prej të cilave vinin drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama – rreth zotit Muzin, sipas aktpadisë në Uashington. Zoti McGonigal më pas ia kalonte këto informacione të tjerëve në zyrën e FBI-së në Nju-Jork.
Çfarë është poligrafi? “NYT”: McGonigal nisi aferën pasi kaloi testin e së vërtetës
“New York Times”: Dosja e lobimit, Rama, Basha dhe lëvizjet e Nezës e Duçkës me agjentin