-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është poligrafi? “NYT”: McGonigal nisi aferën pasi kaloi testin e së vërtetës

Kryesoret

Gazeta amerikane “New York Times” ka publikuar të premten një artikull rreth hetimeve për Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI-së i cili akuzohet për favorizim të një oligarku rus.

Në artikull përmenden edhe kontaktet e McGonigal me Kryeministrin Edi Rama, marrëdhënien mes tyre dhe shkeljet që ai mund të ketë kryer. New York Times bën një renditje kronologjike të ngjarjeve dhe takimeve mes McGonigal, Agron Nezës, Dorian Duçkës dhe kryeministrit Rama.

Shtatë herët që “New York Times” përmend emrin e Ramës për dosjen “McGonigal”

Gatishmëria e McGonigal për t’u takuar me kreun e qeverisë në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij atje nga kolegët, thanë ish-zyrtarët.

Ai përdori gjithashtu adresën e tij të e-mailit dhe telefonin e FBI-së për çështje të lidhura me Shqipërinë, tha një person me njohuri në hetim.

Fakti që krimet e dyshuara ndodhën pak përpara daljes në pension të tij, sugjeron se McGonigal mund të ketë filluar ose rritur aktivitetet e paligjshme pas kryerjes së testeve të fundit të poligrafit, të cilat supozohet se do të administrohen çdo pesë vjet.

Triplett tha se tradhtia e agjencisë nga dikush me pozitën e McGonigal për 225.000 dollarë, nëse vërtetohet, do të ishte befasuese duke pasur parasysh se ish-zyrtarët mund të fitojnë shuma të konsiderueshme si konsulentë pas daljes në pension, përveç pensioneve të majme”, thuhet në artikull.

“New York Times”: Dosja e lobimit, Rama, Basha dhe lëvizjet e Nezës e Duçkës me agjentin

 

Çfarë është poligrafi?
Testi i poligrafit, zakonisht i referuar si ‘testi i zbulimit të gënjeshtrës’, regjistron disa tregues fiziologjikë, si pulsin e një individi, presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe përçueshmërinë e lëkurës, gjatë pyetjeve që i drejtohen një personi. Rezultatet e testit të poligrafit synojnë të tregojnë nëse përgjigjet e dhëna janë mashtrim ose jo, bazuar në përgjigjet fiziologjike të individit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit