-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit nuk punojnë, u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro!

Kryesoret

Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro. Por asnjëri nuk është në funksion. Ndërsa malet me mbetje të krijuara rreth tyre rrezikojnë të kthehen në hotspote të reja mjedisore.

Inceneratori i Elbasanit është prej kohësh i fikur. Dhe mbetjet që vijnë nga gjashtë bashkitë e qarkut kanë krijuar një mal gjigand plehrash në landfill. Pamje të ngjashme ofron edhe inceneratori i Fierit. Aty ku një grumbull mbetjesh është krijuar gjithashtu brenda rrethimit.

Mbetjet depozitohen në landfill. Ato nuk i nënshtrohen proceseve të tjera të seleksionimit, riciklimit apo djegies. Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro.

Por i pari është në remont dhe i dyti nuk është vënë ende asnjë ditë në punë. Përtej kostove dhe akuzave për abuzim me fondet publike, ekspertët janë të shqetësuar se malet e plehrave po shkaktojnë një krizë të re mjedisore në këto dy projekte.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Kjo pas hetimeve të nisura për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave ndaj ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka. Po ashtu, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.

Administratorët kryesorë të kompanive koncesionare, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto akuzohen gjithashtu për korrupsion. Por i kanë shpëtuar deri më tani urdhër-arresteve.

Nëntë muaj pas licensimit nga ERE, impianti i Elbasanit është ende jashtë funksionit. Mali i plehrave sa vjen e lartësohet. Edhe pse shoqëria ECO- ELB shpenzoi para të tjera shtesë për ta vendosur atë në punë.

Bashkia e Elbasanit dhe administratori i shoqërisë ECO-ELB, Leli Kaja refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve mbi arsyet se pse inceneratori nuk djeg mbetje dhe mbi rreziqet mjedisore që shkakton groposja e mbetjeve në landfill.

Ndërsa Farudin Arapi, administratori i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara i tha BIRN përmes një bisede telefonike se impianti ka funksionuar për disa muaj dhe më pas pësoi defekt.

Situata është e ngjashme në inceneratorin e Fierit, i cili nuk ka nisur ende të djegë mbetje. Sipas administratorit Arapi, nevojiten para të tjera nga buxheti i shtetit për të blerë pajisje shtesë dhe për ta vënë atë në punë./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit