Konkurrenti i parë që u eliminua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother VIP” është Xhonatan Islami, të cilin fati nuk “e deshi” as kësaj here.
Xhoni la shtëpinë për herë të dytë dhe u ftua sot në “Big Brother VIP Fan Club”, ku komentoi lojën e tij dhe sqaroi disa zëra që s’i kishin pëlqyer aspak.
Ende pa u pyetur nga opinionistët për këtë temë, Xhonatan u ndal vetë të komentonte e sqaronte marrëdhënien e tij të shumëpërfolur me Olta Gixharin.
“E vetmja gjë që më ka prekur është historia që unë dhe Olta kemi pasur një lidhje jashtë. Është e turpshme, unë e njoh Oltën familjarisht. Më preku, është një lajm i rremë.”- tha ai.