Kur familja braktiset nga shteti dhe politikat mbështetëse, sikundër ka shkruar Prudoni i madh, popullësia rrallohet dhe shteti bëhet PORNOKRACI!
Mos mendoni se numerikisht ne si komb po mbetemi si këndezi pa bisht, pra po rrallohemi, thjesht për shkak të emigrimit!
Absolutisht jo!
Mbi të gjitha kemi një shtim natyror të popullësisë në ulje të rëndë. Si avion pa bisht!
Pse?
Ulje e numrit të martesave
Shtimi i i marrëdhënieve seksuale paramartesore duke bërë kujdes për të mos çuar në lindje
Martesa me mosha gjithnjë e më të mëdha
Krizë banesash ku të rinjtë e rritur nuk marrin dot banesë më vete për të krijuar familjen e tyre
Nga ushqimi etj., infertilet në rritje midis meshkujve
Braktisje e zonave rurale që tradicionalisht kanë rritje të madhe demografike
Rritje e divorceve
Rritje e numrit të aborteve
Sundim i masave kontraceptive
Shtimi i sjelljeve ndryshe ku akti seksual nuk realizohet në rrugët që çojnë riprodhim të njeriut
Ulje e buxheteve familjare
Ulje drastike e kujdesit shtetror për bebet e sapolindura
Zhballancimi i numrit të meshkujve dhe femrave në moshat e riprodhimit, si pasojë e emigrimit të meshkujve
Mosigurim i mbështetjes për femrën kryesisht, për prindërit, paslindjes së fëmijës: pagë, punë, karrierë
Ndofta edhe rritja e shkallës së masturbimit (mbetet për t’u studjuar nga organet kompetente)
Stresi psikologjik që shoqërohet me trauma dhe psikoza të cilat shtojnë infertilitetin!
Shtimi i erosit në filma, reklama, etj., cka sipas studimeve sjell rritjen e impotencës
Lodhja dhe rraskapitja në punë e shtresave të ndryshme të popullsisë
Rënia e nderimit kolektiv dhe shoqëror për femrën, nënën, shtatzanë, etj.
Pa studjuar këta faktorë, pa i vendosur në qendër të politikave ekonomike, mjeksore, psikologjike, pa ndërmarrë politika mbi bazë statistikash të holla, i biem legenit kot!