-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam sëmurë, e kam tmerr burgun”! Çfarë po ndodh me zyrtaren e Kryeministrisë?

Kryesoret

Gjykata e Tiranës do të zhvillojë nesër në orën 10:30 seancën gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës “arrest në burg” për Klosin për akuzën e “fshehjes së pasurisë”, “pastrimit të parave” dhe “deklarimit të rreme para oficerëve të policisë gjyqësore”.

Alda Klosi prej ditës së djeshme ndodhet në ambientet e QSUT për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura pas arrestimit. “E kam tmerr burgun” mësohet se është shprehur Klosi.

Në varësi të situatës së saj shëndetësore dhe mundësisë për shoqërim në gjykatë do të vlerësohet nëse seanca do të zhvillohet në ambientet e gjykatës, apo të spitalit.

Ishte pastruesja Rozeta Dobi që tregoi se shumën prej mbi 500 mijë euro e mori në shtëpinë e Klosit. Madje ajo tha se kishte parë persona që sillnin çanta me lekë dhe euro.

Kush i ka 500 mijë Eurot? Alda Klosi drejt rrëfimit: Më lironi! E kam tmerr burgun

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit