Një grup të rinjsh të PD-së kanë protestuar ditën e sotme pranë shtëpisë së Kryeministrit Edi Rama në Surrel.
“Faktet dolën, jep dorëheqjen” ishte kjo pankarta e madhe e shoqëruar me disa të tjera në duart e protestuesve.
Të rinjtë janë afruar disa metra pranë shtëpisë dhe nuk janë lejuar që të vijonin më tej më afër për shkak se nuk u lejuan nga policia dhe garda.
Tubimi i sotëm është një “nxehje” para protestës kombëtare të 11 Shkurtit në Tiranë me kauz dosjen “Rama-McGonigal”.