-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontroll pas “pilafit” te shtëpitë e “pastrues së parave”!

Kryesoret

E ndërsa pastruesja Rozeta Dobi po merret në pyetje dhe Alda Klosi ndodhet në spital, hetuesit kanë kontrolluar në Tiranë dhe tre banesa të tjera që janë në pronësi të Rozeta Dobit dhe bashkëshortit të saj, por rezultojnë me emra të ndryshëm në hipotekë.

Arrestimi i Alda Klosit, merret sërish në pyetje “pastruesja e parave”

Gjatë kontrollit të 3 apartamenteve në Tiranë nuk është gjendur asnjë sasi lekësh apo euro, për të cilat dyshonte prokuroria se fshiheshin aty. Gjykata ka njoftuar se seanca për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj të arrestuarës Alda Klosi, pritet të zhvillohet paraditen e nesërme në orën 10:30 në ambientet e spitalit, ku Klosi qëndron e shtruar.

Kush i ka 500 mijë Eurot? Alda Klosi drejt rrëfimit: Më lironi! E kam tmerr burgun

Ish-drejtoresha kryesore në Ministrinë e Financave dhe Rindërtimit si dhe njeriu më i besuar i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, menjëherë pas arrestimit pati komplikacione me tensionin e lartë, duke bërë që policia ta transportojë drejt urgjencës për mjekim. Alda Klosi akuzohet nga prokuroria e Tiranës për Pastrim të produkteve të veprës penale, “Fshehje të ardhurash” dhe “Deklarim i rremë para policisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit