Pas kërkesës për ndryshim të rendit të ditës, që është bllokuar dy herë, interpelancës që nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kryeministrit dhe firmave për ngritjen e komisionit hetimor, opozita ka bërë lëvizjen e radhës.
Sot është dorëzuar në Kuvend një kërkesë me 13 pyetje për kryeministrin Rama në lidhje me përfshirjen në çështjen “McGonigal”.
Kërkesa për një seancë me pyetje përgjigje me kryeministrin Edi RAma është nënshkruar nga 14 deputetë të PD-së, mes tyre Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, etj.