Në operacionin e parë të zhvilluar në Kipseli gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 kg marijuanë, 2.4 gram kokainë, 3 peshore, 100 euro, 2000 lekë, 2 celularë etj. Për pasojë janë arrestuar dy shqiptarë të moshave 37 dhe 38 vjeç.

Në operacionin e dytë të zhvilluar në një banesë në Agio Pantaleimona policia sekuestroi 5.5 kg marijuanë dhe 2 celulare. Në pranga ra një 38-vjeçar shqiptar.