-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti lë nën rrënoja ekipin e Hatayspor, nxirret i gjallë Christian Atsu

Kryesoret

Një rreze e vogël drite në panoramën e “zezë” ka ardhur për botën e futbollit pas tërmetit shkatërrues prej 7.8 gradësh të shkallës Rihter që tronditi zonat në kufirin e Turqisë dhe Sirisë.

Sipas raportimeve është bërë e mundur nxjerrja gjallë nga rrënojat e futbollistit të Hatayspor, Christian Atsu.

Ish-mesfushori ganez i Chelsea dhe Newcastle ndodhej brenda një ndërtese që u shemb për shkak të tërmetit vdekjeprurës në Turqi, por mbrëmjen e së hënës u gjet i gjallë nga ekipet e shpëtimit.

Ndërtesa ku Atsu jetonte me shokët e skuadrës në Hatayspor “ra” tërësisht nga tërmeti, por ai u nxor nga rrënojat. 

Siç raporton portugeze “Abola”, 31-vjeçari ganez po përjeton vështirësi në frymëmarrje dhe ka dëmtuar këmbën e djathtë, por ndodhet jashtë rrezikut dhe është dërguar menjëherë në spital.

Në të njëjtën ndërtesë nga e cila u tërhoq Atsu kishte edhe lojtarë të tjerë nga Hatayspor të cilët janë gjithashtu të bllokuar.

Ekipet e shpëtimit ende nuk kanë mundur të gjejnë drejtorin sportiv, Taner Savut dhe përkthyesin e ekipit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit