-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana ‘likuidon’ Egnatian dhe ‘arratiset’ në krye, Laçi përmbys Partizanin në kryeqytet!

Kryesoret

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur me javën e 20-të. Këtë të hënë në program u zhvilluan dy duele, teksa Tirana ka marrë tri pikë duke mundur 1-2 Egnatian në Rrogozhinë. Në 19:00 Partizani humbi 1-2 me Laçin në “Kompleksin Partizani”. Nesër luhen tre takimet e tjera. Kastrioti – Erzeni, Teuta – Bylis dhe Vllaznia – Kukësi.

Në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, Egnatia vendase humbi 1-2 me Tiranën për javën e 20-të të Superligës. Ndeshja nisi mirë për bardheblutë, që kaluan në avantazh pas vetëm 48 sekondave lojë.

Krosimi nga e djathta e sulmit ka bërë që pasimi të shfrytëzohet bukur nga Përgjoni, me anësorin e majtë që ka lëshuar një goditje fluturimthi për ta ndalur pas krahëve të Sherrit. Vetëm 11 minuta më vonë, Egnatia gjeti golin e barazimit me Dwamena.

Sulmuesi i afruar në merkaton e janarit kreu një realizim të bukur, me pjesën e parë që u mbyll 1-1. Në 45 minutat e dyta Tirana do shënonte edhe golin e dytë. Penalltia e fituar nga bardheblutë u kthye në gol nga Florent Hasani.

Me këtë tri pikësh Tirana shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e parë, teksa Egnatia ende nuk i ka shijuar tri pikët në vitin 2023. Me 27 pikë rrogozhinasit mbeten në vendin e pestë.

Partizani humbi 1-2 me Laçin për javën e 20-të në Superligë. Në “Kompleksin Partizani”, të besuarit e Colellës kanë dështuar sërish të marrin pikët e plota. Goli i parë u shënua nga “Demat”, me Da Silvën që lëshoi një perlë nga 20 metra duke lënë në portë të shtangur Selmanin.

Në fundin e pjesës së parë, Turkaj që kishte vetëm pesë minuta në fushë vendosi ekuilibrat. Pjesa e dytë solli edhe golin e Vasil Shkurtaj te Laçi, me kurbinasit që përmbysin kështu Partizanin.

Skuadra e Colellas ka pesë ndeshje pa fitore, teksa me 31 pikë është në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se Tirana kryesuese. Laçi me 29 pikë ngjitet në vendin e tretë përkohësisht.

Superliga, java 20-të:

E hënë

13:00 Egnatia 1-2 Tirana

19:00 Partizani 1-2 Laçi

E martë

13:00 Kastrioti – Erzeni

16:00

Teuta – Bylis

Vllaznia – Kukësi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit