-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, Mitsotakis telefonon Erdogan: Të gatshëm në çdo moment

Kryesoret

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotaki ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

Gjatë komunikimit Mitsotaki shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli Erdogan mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve.

Sipas informacioneve telefonata është bërë në orën 17:00 dhe ka zgjatur rreth 10 minuta duke përfshirë edhe përkthimet.

Erdogan përshkroi me detaje se çfarë ndodhi me fatkeqësitë e tërmetit dhe u shfaq i tronditur.

Kryeministri grek ritheksoi gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar menjëherë Turqinë në çdo mënyrë – dhe përtej ekipit që tashmë është nisur për në rajon – në trajtimin e pasojave të tërmetit shkatërrues.

Greqia shprehu mbështetjen e saj praktike për viktimat e tërmetit në Turqi pas  goditjes vdekjeprurëse të Enceladusit.

Greqia dërgoi një ekip prej 21 zjarrfikësve nga EMAK-ja e parë me dy (2) qen shpëtues dhe një veturë speciale të shpëtimit.

Ekipi shoqërohet nga një oficer-inxhinier i Brigadës Zjarrfikëse me ekspertizë në kolonat mbështetëse në rrënojat e ndërtesave të shembura, pesë mjekë dhe shpëtimtarë nga EKAV-i si dhe presidenti i OASP-së..

Misioni u nis në orën 17:07 me një C-130 nga aeroporti i Elefsinë.

Në një mesazh në Twitter, ministri i Mbrojtjes Civile, Christos Stylanidis shkroi se misioni grek është gati të largohet për të ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

“Ne po mbështesim në çdo mënyrë përpjekjet për t’u marrë me pasojat e tërmetit shkatërrues me synimin për të shpëtuar jetë” vijon mesazhi i tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit