-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, Osmani autorizon dërgimin e FSK-së për të ndihmuar

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë në Turqi pas gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit që ra sot në vend.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Janë mbi 2,500 të vdekur deri tani dhe mijëra të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë Jugore dhe pjesë të Sirisë në mëngjesin e sotshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit