-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, shkon në 2000 numri i viktimave

Kryesoret

Gjatë natën një tërmet i fuqishëm 7,9 ballë ka goditur  Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 2000 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Turqia është një zonë sizmike, ndërsa është rritur frika se mund të ketë termete të tjera. Kujtojmë se tërmeti 7.7 ballë i mëngjesit të sotëm u pasua nga një tjetër i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë.

Pllaka besohet se ka lëvizur për të paktën 150 kilometra me një zhvendosje edhe më shumë se tre metra. Gjithçka ndodhi në pak sekonda, duke shkaktuar një tërmet me magnitudë 7,8,-7,9 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit